“Florindi ishte i Mbyllur në Klinikë, Ornela i çonte ushqim çdo ditë, pa e ditur se do i merrte jetën ëngjëllit tonë dhe foshnjës që mbante në bark”
Motra e Ornela Shehit, 28-vjeçares që humbi jetën në Nju Jork pasi u hodh nga ballkoni nga bashkëshorti i saj i cili më pas u hodh edhe vet , ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të hedhë dritë mbi ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik.
Migena ka zbuluar të shkuarën e vështirë dhe sakrificat e motrës së saj të ndjerë, për të cilën thotë se nuk e braktisi kurrë Florind Belliun, edhe pse ia kishte bërë jetën e vështirë prej vitesh. Ajo thotë se Florind Belliu, për një kohë të gjatë kishte qëndruar i izøluar në një klinikë ps!k!atr!ke dhe nuk kishte patur përmirësim.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se Ornela ishte shtatzënë dhe mes vështirësive kishte rritur thuajse e vetme dy fëmjët. Ornela i çonte ushqim çdo ditë Florindit në klinikë, veprim që u kishte bërë përshtypje edhe punonjësve amerikanë, të cilët e quanin “një ëngjëll” pasi ishte e vetmja që tregonte aq shumë përkushtim.
28-vjeçarja kishte firmosur që Florindi të dilte nga klinika edhe për hir të fëmijëve të vegjël që kërkonin të atin, pavarësisht se mjekët i thanë që nuk kishte përmirësim dhe pa e ditur se e priste fati i keq.
Reagimi i plotë i motrës së Ornelës:
E kam shumë të vështirë të flas në këto momente, pasi unë, motra e Ornelës dhe e gjithë familja jonë jemi tejet të pìkëlluar nga humbja e parakohshme e motrës sonë të dashur, por nuk mund të rri pa shkruar dy fjalë për motrën time, për ëngjëllin tonë, që e donte aq shumë jetën, që rrezatonte mirësi dhe e donte i gjithë komuniteti në zonën ku jetonte në Nju Jork.
Vë re me keqardhje që të gjithë portalet janë mbushur me fjalë të ndjera për humbjen e jetës së Florind Belliut, personit që ¥ràu jo vetëm motrën tonë, por edhe fëmijën që do të lindte pas disa muajsh dhe asnjë fjalë keqardhjeje nuk kanë denjuar të shkruajnë për motrën tonë, e cila punonte dhe rriste pothuajse e vetme dy fëmijë të mitur, pasi ai që i mori jetën në mënyrën më mâkàbre kishte kohë, vite që vuante nga çrregullime mendøre, kishte kohë që ia kishte bërë jetën të vështirë motrës tonë…por Ornela ishte aq e mirë dhe e dhimbsur saqë shkonte e vizitonte çdo ditë në klinikë, ku ishte i izoluar atë që do t’i merrte jetën në mënyrën më kr!m!nale…i dërgonte ushqim siç dëshironte Flori, saqë punonjësit e klinikës e kishin pagëzuar Ornelën “ëngjëll”, pasi ishte e vetmja që shkonte çdo ditë në klinikë.
Mjekët e klinikës në Nju Jork e kishin paralajmëruar Ornelën që bashkëshorti i saj kishte ende nevojë për kurim, pasi nuk kishte përmirësim, por Ornela edhe për hatër të dy djemve të vegjël që kërkonin babin, kishte firmosur për ta sjellë Florindin në shtëpi, pa pandehur se ai do t’ia merrte jetën asaj dhe foshnjës që mbante në bark, pa u shqetësuar për të ardhmen e dy fëmijëve të mitur.
Falenderoj me zemër të gjithë ata që kanë shkruar fjalë të mira, të ndjera për engjëllin tonë- Ornelën!