Floriana Garo nostalgji për herën e parë, nxjer foton kur u bë nuse
Larg ekranit, por jo vëmendjes mediatike, si një vajzë ekrani për të cilën publiku bëhet kureshtar ende të dijë detaje rreth jetës së saj, tani që jeton jashtë Shqipërisë. Dy muaj pasi Floriana Garo u bë nënë për herë të parë e vajzës Adia, ajo rrëfeu për “Panorama Plus” jetën e saj të re me familjen në Gjenevë të Zvicrës, që ka krijuar me avokatin Enis Daci. Ish-moderatorja e “Jo vetëm modë” u shpreh se po planifikojnë dasmën e tyre si prindër. Por të veshë fustanin e bardhë të nusërisë nuk do të jetë hera e parë e Florianës. Ajo ka postuar në rrjetet socilale një foto nga arkivat e saj personale, të shkrepur gjatë një sfilate me fustane nusërie të organizuar në vitin 2012 në Tiranë. “Marcela Lati sfilata ime e parë kjo!”, shkruan ajo sipër fotos, ku pozon me modelen Kledia Haxhaja./Story.al/