Floriana Garo nënë para dy ditësh, por e ruajti lajmin për Ditën e Verës
Ish-moderatorja e “Jo vetëm modë”, Floriana Garo ka dhënë sot për të gjithë ndjekësit e saj lajmin e bukur, që është bërë nënë. Me anë të një postimi në Instagram njoftoi ndjekësit se vajza e saj që ka vendosur ta quaj Adia, ka ardhur në jetë dy ditë më parë, me datë 12 mars. Në foton e postuar ku duket dora e vogëlushes dhe nënës më të re të showbiz-it, Floriana shkruan në gjuhët anglisht dhe shqip:“Adia jonë e shtrenjtë erdhi në jetë më 12.03.2018! E bekoftë Zoti përgjithmonë dhe u rrittë e fortë, e shëndetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemerta!” Floriana u bë nënë në Zvicër nga bashkëjetesa me avokatin Enis Daci.