Floriana Garo nënë me kohë të plotë, foto e parë ku shëtit vajzën me karrocë
Në javën e dytë të marsit ish-moderatorja e “Jo vetëm modë, Floriana Garo u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vajzën e saj të parë të quajtur Adia nga bashkëjetesa me avokatin, Enid Daci. Floriana ka preferuar ta mbajë atë jashtë vëmendjes së mediave dhe që nga lajmi i lindjes ajo nuk ka postuar asnjë foto me vajzën e saj. Sot Floriana ka vendosur të postojë foton e parë në “Instagramin”e saj, me një foto ku shfaqet me Adian në karrocë teksa bën një shëtitje në qytetin ku jetojnë, Gjenevë të Zvicrës. “Shëtitje me vajzën time”, ka shkruar Floriana krahas fotos në këtë ditë me diell. /Story.al/