Floriana Garo ka plan të kthehet: “Mbetet opsion i hapur për mua të…”

Floriana Garo aktualisht nuk është pjesë e ekranit, por kohët e fundit në portale të ndryshme është publikuar lajmi se ajo ka deklaruar se nuk do të ishte më kurrë pjesë e tyre. Por e kontaktuar nga Pop Culture në Top Channel, ajo ka sqaruar se edhe pse nuk ka plane të afërta për t’u rikthyer në ekran, për të mbetet një opsion i hapur. “Nuk kam plane të afërta për t’u rikthyer në ekran, por mbetet një opsion i hapur për mua. Kënaqësia për të qenë pjesë e ekranit është e madhe”, mësohet të ketë deklaruar Floriana Garo, duke rrëzuar poshtë pretendimet e publikuara në portale ditët e fundit se ajo ka vendosur të mos kthehet më kurrë në ekran. Kujtojmë që ajo tani po shijon jetën si nënë e re e një vajze nga bashkëjetesa në Zvicër me avokatin Enis Daci. Mesa duket jeta e re me partnerin nuk i aka lidhur këmbët Florianës, e cila për të hoqi dorë nga programi “Jo vetëm modë” në “Tv Klan”.