Florian Binaj zbulon sekretet e njohjes me bashkëshorten: Mendova se ishte e huaj
Aktori i humorit mjaft i dashur për publikun shqiptar, Florjan Binaj, ka treguar së fundmi historinë e propozimit që i bëri bashkëshortes së tij, Sadina Alla. Ai ka qenë i ftuar së bashku me Sadina Alla në emisionin e Rudinës dhe ata folën për herë të parë për disa detaje që nuk i dinim rreth njohjes apo martesës në gjendjen civile. Çifti ka zbuluar se janë njohur në ambientet e Liceut Artistik, ku Flori ra në dashuri me shikim të parë me Sadinën dhe në fillim mendonte se ishte e huaj.
“Doja një gjë ndryshe nga lidhjet që kisha pasur dhe kur pashë Sadinën, thashë kjo është. E kisha parë në korridore dhe dallonte. Mendova se ishte e huaj me tiparet nordike dhe pastaj doli që ishte shqiptare dhe madje e kisha në një lagje”, rrëfeu Flori. Gjatë kësaj interviste foli edhe Sadina, e cila tregoi momentin kur pa Florin në Lice, dhe menjëherë e imagjinoi si një mashkull që do të dëshironte ta kishte në krah. “Mbaj mend një moment që kam qenë në pjesën e përparme të Liceut dhe shikoj Florin që kalon me një telajo të madhe dhe në moment unë ngel dhe shoqet me thanë: Çfarë ke? U thashë ‘asgjë’ por vura re tiparet e një mashkulli që unë e imagjinoja në krah”, tregoi ajo./Panorama PLus