Florian Agalliu në shtator në Top Channel me trupin e modelit

Florian-Agalliu-2

“Tu Si Que Vales Albania” ishte një nga spektaklet e talenteve, që prezantuesi i tv show-t “Blind Taste” moderoi së fundmi në ekranin e “Vizion Plus”. Por në shtator aktori dhe prezantuesi i disa formateve televizive po përgatitet për rikthimin e tij në ekranin e “Top Channel”. Duke filluar nga sezoni i ri do ta shohim në formatin “Në shtëpinë tonë”, një program që i dedikohet më së shumti kuzhinës. Prej shtatorit ai do të drejtojë këtë emision paraditeje bashkë me Anjeza Majën. Ndërkohë bashkë me disa foto artistike në pishina për revistën “Who”, Floriani na tregon dhe rezultatin perfekt të trupit pas regjimit dhe ushtrimit në palestër. Përpiqem shumë për të pasur një trup të rregullt, dhe mendoj se ka ende punë për të bërë, është shprehur ai në intervistat e fundit për mediat.