Flori tha se çmimin te “Kënga Magjike” e meritonte Kras, reagojnë për herë të parë “Urban Band”
Urban Band u shpallën fitues të kategorisë “Best New Artist” te “Kënga Magjike” me këngën “Edhe një natë”. Në finale grupi i djemve ishte përballë artistit të ri Kras, i cili konkurroi këtë vit me “Bekuar”. Vendimi final i jurisë profesioniste të “Kënga Magjike” nuk është pritur mirë nga këngëtari i njohur, Flori Mumajesi, i cili përmes një InstaStory tha:
“Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juri! Për mua që refuzoj të jem në panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i New Artist”.
Pas deklaratës së kantautorit, “Urban Band” ka reaguar për herë të parë në emisionin “Abc e mëngjesit”. Grupi tha se pavarësisht mendimit të tij, ata do ta pranonin një bashkëpunim me Florin, duke theksuar se nuk kanë pse të krijojnë armiqësi të kota pasi kanë karrirën përpara.
“Juria ka qenë mëse e vërtete për çmimet që ka dhënë. Te kjo pjesa e ka pas me ne apo jo, nuk e dinim. Ne sollëm në Festival një këngë që kishte ritëm. Me gjithë qejf do e bënim një bashkëpunim me Florin. Nuk kemi pse bëjmë ne armiqësi të kota. Ne jemi artistë të rinj, kemi karrierën përpara”, thanë djemtë e “Urban Band”.
Të pyetur nga moderatori lidhur me pikët dhe vlerësimin te “Kënga Magjike”, ata e kanë konsideruar një pazar, që nuk kanë pranuar të bëhen pjesë. “Erdhën për të na kërkuar pikë, për të bërë pazar. Po të kishim bërë pazar do ishim ngritur cik më shumë se 20 finalistët vlerësoheshin me pagesë”, u shprehën ata. /News31