Flori Mumajesit i djegin makinën, kush janë armiqtë e producentit të famshëm
Vetëm dy orë pasi ka dalë nga emisioni “E Diela Shqiptare”, rreth orës 23.00 të mbrëmjes së dielë, producentit Flori Mumajesi i është djegur makina tip Fuoristradë, në parkimin e pallatit ku ndodhet studioja e e tij muzikore. Mendohet se zjarri ishte i qëllimshëm dhe i adresohej atij vetë. Disa hamendësime janë në lidhje me praninë e tij në panelin e Ardit Gjebresë, ku u diskutua tema muzikw e pastër vs muzikë tallava. Por kishte dhe dyshime se bëhej fjalë për ndonjë inat personal lidhur me klipin “Nallane 2”, që u publikua po dje. Sa i takon aktit të djegies së makinës filmimet në kamera kanë forcuar dyshimet se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme ,pasi në të dukej një 30 vjeçar me kapuç në kokë duke hedhur dy bidona benzinë. Mbetet për t u vërtetuar nëse Flori ka armiq kaq të përbetuar dhe kush janë ata.