Flori Mumajesi vazhdon “thumbat” për Arben Skënderin: “Na falni që s’kemi tendencat e kohës, qofte”

Duket se replikat mes Flori Mumajesit dhe anëtarit të jurisë së “Kënga Magjike”, Arben Skënderi, nuk kanë mbaruar.

Mbrëmjen e sotme kantautori e ka thumbuar atë në rrjetet sociale ku ka treguar se po punon për një projekt të ri me Klajdin dhe Brunon. Më pas ai ka shpërndarë një video komike, duke shkruar krah saj “Po mundohemi të përshtatemi me recetat që na sugjeruan për këngë të vitit 2021. Na falni që s’kemi tendencat e kohës “qofte”.

Kujtojmë se ky ironizim i Florit vjen pas debatit të tyre gjatë finales së festivalit. Ai nuk u pajtua me vendimin e jurisë për çmimin e “Best New Artist” e gjatë debatit Arbeni i tha se “Në vitet e ardhshme do donim të shihnim të rinj me një energji që i këndojnë jetës, dashurisë, që i përkon brezit të tyre, të ardhmes së tyre i përkon 2021”. E pikërisht kësaj deklarate i referohet edhe Flori në postimin e tij mbrëmjen e sotme.

/News31