Flori Mumajesi do të martohet në 2019-ën? Përgjigjen e jep Kejsi Tola

Ndërsa në dhjetor të 2018-s u përfol se një romancë e re kishte nisur në shoëbiz-in shqiptar, dyshimet u shtuan më shumë në ditën e parë të këtij viti. Gjatë emisionit “Shiko kush luan” mbrëmjen e 1 janarit, detajet e afrimitetit mes Flori Mumajesit dhe Kejsi Tolës na bënë më shumë të dyshonim për një lidhje mes tyre.

Fillimisht i pyetur mes tre pjesëtarëve te tre të “Three Dots”, këngëtari u përgjigj se do të martohet ai para tyre. Në lojën më pas me hedhjen e zarit nga Kejsit, kur doli imazhi i Florit, ajo u përgjigj se ky i fundit i meritonte pikët, shkruan Alpenews. Por nga ana tjetër e pyetur nëse është në një lidhje, Tola tha se ishte beqare, pavarësisht se përgjigjen e shoqëroi me të qeshur. Ndërsa në pjesën e lojës për të zgjedhur personin që do të martohej ajo eliminoi Florin, për të zgjedhur mes Klajdi Musabelliut dhe Luis Ejllit.

View this post on Instagram

#mosmbajmehater😆 @krusita__ @vikkraja @klajdiharuni @kejsitola 🔴🔵

A post shared by Shiko kush LUAN (@shikokushluan) on