Flori Mumajesi nostalgji për kohën kur këndoi me Argjentina Ramosaj, ja si reagon ajo

Kantautori i njohur Flori Mumajesi është bërë nostalgjik për kohën kur ka kënduar një duet shumë të ndjerë me këngëtaren Argjentina Ramosaj. Ai ka postuar këngën me diçiturën “Ku isha unë????” duke përmendur këngëtaren. Nuk ka vonuar reagimi i Argjentinës, e cila ka komentuar me një zemër, që flet sa një mijë fjalë. Duket se dueti i muzikantit që po jeton në Prishtinë dhe nënës së re, Argjentina ka lënë mbresa të bukura dhe një miqësi të mirë mes tyre.