Flori Mumajesi në spital, bën eko të zemrës

Flori Mumajesi së fundmi ka bërë një vizitë mjekësorë. Këngëtari e dokumentoi me fotografi një eko të zemrës që ka bërë këto ditë.

Flori-Mumajesi-2

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj vizite megjithatë, Flori na zbuloi diçka… “Ose më duket mua, ose ka muzikë brenda”, ka shkruar këngëtari. Por ka edhe më tepër. Flori zbuloi se brenda zemrës së tij është edhe një emër, por mjeku ia zbuloi vetëm një shkronjë. Mund të jetë dashuruar këngëtari vallë këto ditë…?, shkruan Prive.