Flori Mumajesi në lidhje të re? Kantautori në moment intim me partneren

Kantautori shumë i dashur për publikun dhe krijues i disa hit-eve më të dëgjuara, si; “Me zemër”, “Nallane”, “Me fjalë të vogla”, “Pa jetë”, “Karma” etj, Flori Mumajesi është ndër personazhet më të komentuar në media edhe për jetën private. Vitin e kaluar ai u përfol shumë për lidhjen me moderatoren e “Prive”, Liberta Spahiun me të cilën muaj më vonë dolën lajmet se ishin ndarë. Por mediat e Prishtinës, ku po jeton Flori aktualisht, kanë aluduar se muzikanti mund të ketë nisur një lidhje të re. Të paktën kështu lë të kuptohet foto e fundit e tij e postuar në Instastory. Në foto dallohet krahu i kantautorit dhe tatuazhi i tij teksa ka përqafuar një vajzë të veshur me pink. Flori nuk ka shkruar asgjë krah fotos duke i lënë të gjithë të vrasin mendjen dhe të vihen në lëvizje për të mësuar më shumë. /Story.al/