Flori Mumajesi në lidhje dashurie me Kejsi Tolën? Kantautori na bëri lëmsh me këto foto

Prej disa ditësh kantautori Flori Mumajsei, është vënë në qendër të vëmendjes, e kjo pas fitores në “Kënga Magjike”, por jo vetëm. Së fundmi po flitet për një romancë mes tij dhe këngëtares Kejsi Tola, kjo pas disa detajeve që publiku ka vënë re. Fillimisht kur Kejsi këndonte, Flori e përqafonte duke iu drejtohej me fraza nga teksti i këngës dhe duke bënte gjeste romantike, siç shihet edhe në këtë foto. Më pas, ishte Flori ai i cili postoi një foto nën shoqërinë e miqve të tij më të ngushtë, ndërsa në krahun e tij ishte ulur edhe Kejsi. Ndoshta këto detaje janë thjeshtë rastësi, dhe të dy këngëtarët mund të jenë miq të mirë, ose publiku ka “pikasur” një dashuri që ka nisur mes të dyve… kjo mbetet për t’u parë në vijim./Panorama Plus