Flori Mumajesi kthehet në barin e Tiranës që frekuentonte me të, kush po i mungon kantautorit?

Kantautori i suksesshëm, Flori Mumajesi ka qenë në qendër të mediave rozë së fundmi për deklaratat në lidhje me jetën private, por jo vetëm. Sukseset e tij në muzikë janë të shumta, por për marrëdhëniet personale pasi u përfol për një sërë lidhjesh me vajza të njohura të shoëbiz-it, gjithçka është rrethuar me një hije dyshimi. Pak orë më parë, me postimin e fundit, Flori arriti t’i bëjë të gjithë të dyshojnë se diçka po ndodh me të. “Tek i njëjti vend, por pa ty”, shkroi ai në një video të turbullt në një bar të Tiranës, sipas Who. Kush të jetë ky person që i mungon kantautorit të njohur? Me siguri nuk do të zbulohet edhe për shumë kohë.