Flori Mumajesi ia thotë hapur Liberta Spahiut në ditëlindjen e saj: “Jam me fat që të kam pranë!”

Nuk ka më dyshime. Moderatorja e emisionit “Prive” Liberta Spahiu dhe kantautori Flori Mumajesi janë në një lidhje. Muzikanti ka pritur ditëlindjen e Libertës sot, për ta uruar në mesnatë mbrëmë publikisht, në mes të koncertit. Bashkë me djemtë e “Threedots” mbrëmjen e djeshme Flori kishte koncertin e radhës në Prishtinë, në të cilin nuk mund të mungonte Liberta dhe miqtë e saj, të cilët kishin zgjedhur pikërisht atë club për të festuar këtë natë të veçantë. Nuk ka munguar një urim i përzemërt edhe nga ana e kantautorit Mumajesi në ditëlindjen e Libertës, ashtu në sy të të gjithëve e në mes të koncertit. “Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë!”, është shprehur Mumajesi ndërkohë që Liberta është parë e emocionuar nga fjalët e tij. Video e këtij momenti është shpërndarë në rrjetet sociale nga miku i të dyve, Alaudin Hamiti, gazetari i njohur i “NIN”. Shoku më i ngushtë i Libertës u zëvendësua nga Flori Mumajesi, i cili moderoi “NIN festiv” natën e 2 janarit duke thyer çdo rekord shikueshmërie në “Klan Kosova”.