Flori Mumajesi i hyn prezantimit, Liberta Spahiu largohet papritur nga televizioni

Pasi Alaudin Hamiti ia la prezantimin e programit të festave Flori Mumajesit, prezantuesja që flitet si e dashura e kantautorit nga Tirana, vendos të largohet papritur nga televizioni. Pas tetë vitesh moderatore e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu ia lë vendin një tjetër personazhi të njohur. Bëhet fjalë për natën e ndërrimit të viteve, që do të prezantohet nga parukieri i famshëm në Kosovë Kaçi Lleshi.Ky zëvendësim i moderatorëve të njohur me miqtë e tyre vjen pas ndryshimit të formatit të televizionit “Klan Kosova”, prezantuesit e të cilit do të ndërrohen me personazhe të famshme të ekranit për ditët e festave. Surpriza e programit festiv ishte fillimisht Flori Mumajesi, i cili është përfolur për lidhjen e tij me Libertën. Ai do të drejtojë emisionin “NIN Festiv” që më pare prezantohej nga Alaudin Hamiti. Sipas mediave, Alaudini ia dorëzoi Florit emisionin që ka aq shumë për zemër, për t’i bërë qejfin mikeshës së tij Libertës.