Flori Mumajesi foli për “spiunët” dhe ndoshta e ka me dikë ose me shumë…

E kemi thënë shumë herë: Flori Mumajesi nuk është ndër personazhet më aktivë në rrjetet sociale. Është kjo një ndër arsyet pse kur ‘shfaqet’ Flori në Instagram, të gjithë fokusohen tek ai.

Këtë herë, postimi i fundit i kantautorit mund të cilësohet me të drejtë si ‘ndryshe nga e zakonshmja’. “Më mërzisin kur thonë nuk jetohet më këtu. Si? Pse? Shqipëria është lule. Më trego një vend në botë që i ka spiunët falas”, ka shkruar Flori në InstaStory.

Nëse është thjesht një meme që mban firmën e tij, e pranojmë, qeshëm. Nga ana tjetër, ky mund të jetë edhe një mesazh lidhur me një situatë apo dikë konkretisht, që e ka mërzitur kantautorin. Ose (ose), është gjendur në një nga ato rastet tipike që, edhe ku nuk do të dish gjë, vjen dikush nga hiçi dhe t’i tregon të gjitha.

Fundja, të gjithëve na ka ndodhur ajo skena e famshme: “Shiko, se do të të them diçka por mos ia thuaj njeriut”. Sido që të jetë, aq diskret sa është Flori për jetën private, vështirë të thuash si qendron e vërteta. Prandaj, le ta shijojmë si një meme. /News31.al