Flori Mumajesi flet për dashurinë që po i “plas” zemrën

“Plas” quhet kënga me të cilën Flori Mumajesi është prezantuar këtë vit në festivalin “Kënga Magjike”. Këngëtari performoi me shumë emocione në natën e prezantimit, ndërsa pak para gjysmëfinales, Flori hyri në Instagram për ta ripostuar këngën e tij dhe për tw shkruar disa fjalë në lidhje me dashurinë. “Kjo këngë nuk është vetëm kënga ime… Është e të gjithë atyre që kanë dashururuar dhe dashurojnë vërtet. Dashuria i jep kuptim jetës”, ka shkruar artisti, shkruan Prive.

Si mendoni ju, do ta fitojë Flori këtë vit çmimin e parë?