Flori Mumajesi dhe Noizy janë vëllezër?

Reperi Noizy sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, një videoklip i realizuar nga Elmino. Kënga mban titullin “Gjuha e Kampionit”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë Noizy. Njoftimi për publikimin e klipit është bërë shumë më herët pas një basti të lidhur mes tij dhe aktorit Blerim Destani. “Gjuha e Kampionit” ka filluar të pëlqehet jo vetëm nga fansat e reperit, por edhe nga kolegët. Ka qenë Flori Mumajesi, i cili ka postuar në Instagram klipin e Noizyt, me komentin “Zinzin masterpiece”. Poshtë këtij postimi ka komentuar vetë Noizy, duke iu drejtuar Florit me fjalët “My broooo” shoqëruar me një zemër. Kjo tregon që ata jo vetëm qenka miq, por e konsiderojnë njëri-tjetrin vëllezër.