Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu vazhdojnë lidhjen, vendimi i Alaudin Hamitit i nxori zbuluar

Kam kënaqësinë dhe nderin që këtë vit prezantimin e “NIN festiv t’ia dorëzoj mikut tim Flori Mumajesi! NiN festive as never seen before…”, ishte njoftimi që moderatori më i pëlqyer në Kosovë, Alaudin Hamiti dha për ndjekësit e tij pak ditë më parë. Por jo më kot Alaudini, miku më i ngushtë i moderatores së “Prive”, Liberta Spahiut i dorëzon programin e Vitit të Ri, kantautori që është përfolur si i dashuri i shoqes. Mesa duket Flori dhe Liberta vazhdojnë lidhjen e tyre në fshehtësi, një marrëdhënie për të cilën nuk kanë folur në media, por as e kanë mohuar. Flori prej muajsh jeton në Prishtinë, vendim që e mori pak kohë pasi nisi të qarkullonte lajmi se ai kishte nisur histori të re dashurie me një nga prezantueset më interesante dhe të bukura që ka Kosova, Libertën.