Flori Mumajesi dhe kushërira e Beatrix do ju bëjnë të fiksoheni keq me dy këngët e tyre të sapopublikuara (video)
Flori Mumajesi dhe Anxhelina Hadërgjonaj (kusherira e Beatrix Ramosaj) prej kohësh na kishin paralajmëruar për një bashkëpunim dhe sot pritja mori fund. Dhe artistët kanë sjellë jo një, por dy këngë në një me titull “Anash & Doja”. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë dhe rikthen Flori Mumajesi pas ‘Nina’, që u publikua gjatë kësaj vere.
Sigurisht këngët janë shoqëruar me videoklip dhe dyshja duken mjaft bukur. Në rrjetet sociale, Anxhelina është shprehur se kjo është dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindje pasi sot feston 29-vjetorin.
“Nuk mund të merrja dhuratë më të bukur për ditëlindje! Faleminderit @iamflorimumajesi që ke dhënë pjesë të shpirtit tënd në këto këngë që të dy ne i duam kaq shumë.”, ka shkruar ajo.
Flori ka shkruar tekstin, e po ashtu ka krijuar vijën melodike. Edhe këtë herë ai ka emocionuar, duke ndërthurur në vargje e tinguj, historinë e dy njerëzve që u deshën por nuk mund të ishin bashkë. Pak minuta nga lançimi i këngës, në sektorin e komenteve numërohen pafund komente pozitive.
Shumë komentues vlerësojnë tekstin në të cilin kanë gjetur veten. “Sikur kjo këngë është bërë për mua. Një dashuri që e desha dhe nuk e përjetova kurrë.”- shkruan dikush. Të tjerë vlerësojnë sigurisht vokalin e dy artistëve: “Çfarë t’i thuash zërit tënd, o Flori.” E po ashtu, ka edhe komente që i kërkojnë Anxhelinës të rikthehet në tregun muzikor shqiptar: “Shumë më mirë do ishte të bëje një karrierë në Shqipëri pas 10 viteve. Do ishte një Pop Star”.
Këto këngë, të ardhura në një, janë thjesht dashuri me dëgjim të parë dhe do jenë refreni i muajve në vijim. Nëse nuk e keni dëgjuar ende, çfarë po prisni: /News31