Flori Mumajesi “dashurohet” me shikim të parë: Mund të më shihni tek i njëjti vend, duke pritur

Kantautori i njohur, Flori Mumajesi, ka vizituar sheshin ‘Skëndërbej’, i cili është zbukuruar shumë me rastin e festave të fundvitit. Në mesin e kësaj atmosfere, Florit i paska mbetur në mendje një vajzë që ka qenë rastësisht aty.

“Dje në mbrëmje vonē vizitova sheshin dhe u ula në një nga lokalet përballë pemës, ishte shumë po shumë bukur dhe njerëzit ishin shumë të bukur. Dhe në atë super atmosferë më mbeti mendja tek një vajzë e cila ishte shumë afër meje por as që më pa, ajo vazhdonte bashke me shoqen e saj shijonte energjinë e bukur të sheshit dhe bënin foto. U mata t’i flisja disa herë, por nuk e bëra dot. Nejse! Ju ftoj ta vizitoni sheshin…Jam i sigurt që keni për ta shijuar. ‘Rastësisht’ ndoshta mund të më shihni dhe mua ulur tek i njëjti vend duke pritur. Asgjë nuk është e pamundur!”, shkruan Flori. Duket se vajza në fjalë i paska tërhequr vëmendjen një nga djemve më simpatikë të showbiz-it dhe ku i dihet, mbase nê të ardhmen takohen sërish dhe na dhurojnë një histori si në filma.