Flori Mumajesi baba me pornostaren? Kantautori vendos të flasë
Prej disa muajsh ishte zhdukur nga rrjetet sociale dhe nga koncertet, por dje Flori Mumajesi u rikthye në skenën e “Kënga Magjike”. Pavarësisht mungesës publike Flori ka qënë mjaft i pranishëm në lajmet e mediave rozë, pasi vetëm pak javë më parë u përfol se ai kishte lënë shtatzënë pornostaren me origjinë shqiptare, Alby Rydes. Këtë lajm e mohoi e para aktorja e filmave porno, ndërsa Mumajesi nuk reagoi fare. Por dje Flori vendosi të flasë duke thënë: “Nuk kam lënë askënd shtatzënë”.
Pas këtij lajmi një tjetër lajm bëri bujë pasi u tha se mungesa e Florit në muzikë dhe në rrjete sociale ka të bëjë me arsye shëndetësore, pasi vuan nga mushkëritë. Këngëtari e hodhi poshtë thashethemin duke thënë se është shëndoshë e mirë, nuk vuan nga asgjë, shkruan Lapsi.al. Ai prezantoi këngën më të re “Plas” me të cilën konkurron për çmimin e madh në këtë festival, dhe me siguri do të rezultojë mjaft e sukseshme.