Flori Gjini më transparent se asnjëherë tjetër, ja si shfaqet moderatori në videon e parë të ‘vlogg-ut’ të tij

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur të ‘showbizi-it’ shqiptar, të cilët përveç angazhimeve në ekran kanë zgjedhur të kenë dhe kanalin e tyre në ‘Youtube’, duke ndarë me fansat një pjesë të jetës së tyre.

I fundit që ka vendosur të hapë kanalin e tij, ka qenë moderatori i njohur, Flori Gjini. Ai ka vendosur të jetë më pranë ndjekësve me anë të llogarisë së ‘vloggut’ në kanalin e ‘Youtube’, në të cilën fillimisht ka zgjedhur të ndajë një udhëtim drejt Prishtinës me miqtë e tij.

Gjini prezanton hap pas hapi në video planet e ditës, teksa ndan me të gjithë dhe momentet më të çmendura, por dhe ‘funny’ pranë Fjoralbës, Argjirës dhe Gracianos

Pas publikimit të videos së parë me siguri moderatori do të sjellë të tjera situata të zgjedhura që do të tërheqin vëmendjen e të gjithëve./revistawho.com