Flor Mumajesi jep lajmin e mrekullueshëm, Fifi është shtatzënë dhe do bëhet nënë për herë të parë
Flor Mumajesi dhe Fifi sapo kënduan pak më parë në duet në natën e tretë të Festivalit të Këngës një këngë të Haxhi Dautit e vitit 1993.
Në fund të këngës, Flori ndau një lajm shumë të bukur që Fifi është shtatzënë për herë të parë dhe do bëhet nënë së shpejti.
I gjithë publiku e priti me duartroktije dhe ovacione këtë lajm dhe Fifi zgjodhi një moment të tillë ëpr ta bërë publik edhe pse përflitej prej ditësh.
Kujtojmë se Fifi që nga dalja nga shtëpia e BBV në edicionin e kaluar është duke jetuar një histori të bukur dashurie em Adis Patushin, me të cilin do bëhen prindër së shpejti.
Fifi konkurron këtë edicion të 61 të Festivalit të Këngës me këngën “Stop” që është pritur shumë mirë nga publiku dhe është në garë të fortë për të qenë fituese.
Përsa i përket Flor Mumajesit ai u rikthye në skenë pas një mungese shumë të gjatë dhe vërtetoi edhe sot sa shumë e do publiku.