Flor Binaj flet për largimin nga Portokalli: S’donin të më mbanin, ndaj i parakalova!
Aktori i njohur Florjan Binaj ka qenë i ftuar në programin “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera ka folur për largimin nga “Portokallia” pas 18 vitesh. Aktori ka treguar se nuk ka hequr dorë nga roli i personazhit të ‘policit’, i cili është aq shumë i pëlqyer nga publiku, dhe se do ta luajë përsëri, por jo më në “Portokalli”.
“Publikut do t’ia jap sërish atë që do, unë nuk hoqa dorë nga personazhi që kam luajtur për 18 vite. Atë rol do ta luaj përsëri, por jo në ‘Portokalli’, mbase në teatër, në filma. I pyetur për vendimin e tij për t’u larguar nga “Portokallia”, Binaj ka rrëfyer se largimin kishte vite që e mendonte.
“Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin. Më është dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për t’u larguar. Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte të hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vetë”, tha aktorja.
Kujtojmë që pas largimit nga spektakli i humorit, aktori nuk është larguar nga ekrani por ka ardhur pranë publikut me programin e tij të titulluar, “Piranjat”.
Bordo