Flokët ‘sirenë’ janë zyrtarisht #trend dhe mund t’i bëni fare lehtë në shtëpi!

Të gjithë jemi magjepsur pas sirenës Ariel dhe këtë verë mund ta rikthejmë me krenari fëmijën brenda nesh. Ondet “sirenë” janë një nga tendencat më të mëdha të vitit dhe kuptohet qartazi pse. Stili i shkujdesur, i lehtë, vajzëror dhe flirtues e bën këtë model perfekt!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aimée (@aimeejohnson)

Sallonet e bukurisë e krijojnë modelin duke përdorur mashën specifike për këto lloj ondesh, por ju mund të krijoni një rezultat po aq të mirë në shtëpi. Për më tepër keni edhe një bonus: S’do ju digjen flokët.

1. Bëni ca gërsheta të thjeshtë.

2. Mbajini kapur gjatë natës.

3. Lëshojini në mëngjes.

Kaq e thjeshtë!

/Anabelmedia