“Flisnim për të ardhme, çfarë ndodhi me ne”- Enca reagon pas ndarjes nga jeta të babait: E kam të vështirë…
Pak ditë më parë babai i Encës, Sokol Haxhia u nda nga jeta. Dhe këngëtarja ka reaguar për herë të parë që pas vdekjes së tij.
Në një postim në Instagram, ajo shkroi se e ka shumë të vështirë të flasë për këtë humbje të madhe.
“Falemiderit nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na dhanë dashuri dhe forcë me mesazhet e tyre në këto momente të vështira.
Siç e keni kuptuar e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës ndaj po e lë me kaq,”– shkroi Enca.
Më pas publikoi edhe një pjesë nga balada e saj dedikur të atit ku këndoi:
“Nuk o’ si dje
Deti ke blu edhe qielli me re
Flisnim për future ca ndodhi me ne?!
Un jam hala amo ti mo nuk je…”
Babai i saj u nda nga jeta të dielën në moshën 64-vjeçare. Raportohet se ai ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.