Flirtonte me vajza në rrjete sociale, aktorja turke vendos të falë ish-bashkëshortin
Hande Subasi është aktorja e famshme turke, e njohur në Shqipëri si Ajkëzi në serialin “Ertugrul”. Mediat turke shkruajnë se ajo është rikthyer në krahët e ish-bashkëshortit, Can Tursan. Çifti është fotografuar në lagjen e njohur të Stambollit, Bebek dhe duket mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Ndërkohë në vitin 2016, Subasi i dha fund martesës 4-vjeçare duke akuzuar Can për tradhti. Në atë kohë Hande u shpreh se ai bënte biseda intime me femra të tjera në rrjetet sociale, shkruan Panorama Plus. Këtë gjë aktorja e njohur e kishte mësuar përmes miqve të saj, e si pasojë ajo i dha fund lidhjes. Por mesa duket ajo ka vendosur që t’i rikthehet historisë së vjetër të dashurisë me Can, pas dështimit të lidhjeve me me aktorin Riza Kocaoglu dhe Altug Leblebici përgjatë dy viteve të fundit.