Flirtime dhe kërcim, takimi “tresh” mes Saimirit dhe binjakeve të Love Story

Në episodin e djeshëm të “Love Story” kanë vazhduar takimet e Saimirit aka Princit Modern, me vajzat pjesëmarrëse në program, teksa këtë herë si kishte vendosur t’i takonte të gjitha në një disko. Sigurisht nuk munguan skenat e nxehta, flirtimet dhe situatat dinamike.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut ishte afrimi i dy motrave binjake, Albanës dhe Silvanës, me Saimirin, të cilat jo vetëm dolën të dhja në takim me të, por po ashtu kërcyen e flirtuan të dyja njëkohësisht. Diçka që ato e kanë quajtur si “të degraduar” më parë tek konkurrentet e tjera.

Motrat kanë zhvilluar edhe një takim të shkurtër me “Princin”, ku ndër të tjera e kanë pyetur nëse shkon shpesh në disko. Pasi Saimiri tha “jo”, ato e kanë konsideruar si pozitiv këtë fakt, pasi ka më pak mundësi për të tradhëtuar. Pra, vajtja në disko = tradhëti sipas vajzave, diçka për të cilën as Saimir vetë dhe as ndjekësit nuk kanë qenë dakord.

Nuk dihet nëse takimet e dy motrave me Saimirin do të vazhdojnë kështu apo do vendosen përballë njëra-tjetrës së shpejti.

Ndërkohë sa për të larguarat e kësaj puntate, edhe pse javën e kaluar takimi i saj me Saimirin në dhomën e masazhit u komentua shumë, kjo nuk mjaftoi për Enxhin të merrte një trëndafil. Arsyen ai nuk e dha, por mdoshta është mungesa e kimisë.

E eleminuara tjetër ishte Kejsi, e cila nuk pati mundësinë që të kishte një takim privat me Saimirin, megjithatë ai tha se e ka vlerësuar dhe respektuar shumë natyrën e saj.

/News31