Flet shoku i ngushtë i Luizit: Ai mbart diçka shumë të madhe brenda vetes

Meridian Ramçaj, ish banori i Big Brother i ftuar sot në “Ftesë në 5” ka treguar se Luizin e ka shok prej shumë vitesh dhe e di të vërtetën në lidhje me situatën që ka shokuar opinionin publik.

Sipas Meridianit, Luizi mbart diçka shumë të madhe brenda vetes, por nuk e thotë siç është. “Unë kam vite që e kam shok dhe ai mbart diçka shumë të madhe brenda vetes së tij që ka vendosur mos ta thotë ashtu siç është”, u shpreh Meridiani.

Historia e Luiz Ejllit dhe sëmundjes së tij është kthyer në temë dite sot jo vetëm për ndjekësit e rregullt të “Big Brother Albania”, por edhe për shumë prej atyre që janë përpjekur ta “shmangin” reality show-n e sërish e kanë gjetur veten duke dëgjuar dhe komentuar për atë cka ndodhi gjatë ditëve të fundit me këngëtarin dhe mbrëmjen e djeshme në Prime-n e programit.

Tashmë të gjithë e dimë si shkoi historia, Luizi e ndryshoi versionin e rrëfmit të sëmundjes së tij, nga vetja për një shok, duke u detyruar të shkonte edhe të bënte analizat mjekësore dje për të hequr cdo dyshim të konkurentëve të tjerë brenda shtëpisë, por edhe për publikun.

E ndërsa reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe ne si publik gjendemi sërish me më shumë pyetje se sa përgjigje për atë cka po ndodh me Ejllin, në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme ka qenë edhe ajo cka kanë thënë personazhet VIP në formatin e njohur, të cilët u shokuan jo pak mbrëmë nga e gjithë rrjedha e ngjarjes. Si kanë reaguar ata sot?

Olta Gixhari ka mbajtur një linjë qëndirmi me atë cka ka deklaruar në spetaklin e djeshëm, teksa në një bisedë sot ka deklaruar se nuk i beson syve që Luzii sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.