Flet Sazan Guri/ Si e njohu gruan e videos erotike me Safet Gjicin

Një skandal ndodhi tri ditë më parë kur Alma K., një qytetare, e cila punon si gazetare edhe për mediat investigative, u shfaq në një video duke kryer një akt erotik me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili menjëherë pas publikimit të videos në rrjetet sociale dha dorëheqjen, ndërkohë ishte shkarkuar nga qeveria Rama.

Një nga emrat dhe personazhet që u përfol për njohje me Alma K., por për të hedhur dhe më shumë dritë se çfarë donte ky personazh në Kukës, është Sazan Guri.

Sipas të dhënave që u publikuan, ishte një video dy minuta e 30 sekonda, ku rezulton që filmimi të jetë më i gjatë dhe se historia e një lidhjeje të Safet Gjicit, që ai pretendon se ka pasur me shtetasen Alma K., duket të jetë një alibi për t’i shpëtuar drejtësisë.

CNA.al, midis fotove të shumta që qarkulluan në rrjet, zgjodhi të pyesë një personazh publik mjaft të njohur, një njeri me reputacion shumë të madh në publik, aktivistin, njeriun e mjedisit, patriotin, Sazan Guri.

Sipas fotove të publikuara në rrjete sociale, është në Alma K., që shfaqet në krah të profesorit Sazan Guri, në zyrën e këtij të fundit, ku ai prej vitesh punon dhe zhvillon projektet e tij.

CNA e pyeti Sazan Gurin se a njihej me vajzën në fjalë. Ai tha se e njihte Alma K., si aktiviste, pasi kjo e fundit ishte shfaqur në zyrën e tij të punës ku punon me bashkëshorten dhe i kishte kërkuar ndihmë që të zhvillonte një projekt në lidhje me mbrojtjen e kafshëve.

Profesor Guri tha se e njihte pak Almën dhe i kishte falur asaj një projekt, të cilin ai e ka zhvilluar vetë në vitin 2009 dhe duke qenë se nuk merret më me atë fushë ua dhuron shoqatave të aktivistëve që merren me mbrojtjen e kafshëve dhe të qenve.

Sipas profesor Gurit, vajza ka marrë projektin e vitit 2009, i cili është bërë në atë kohë për Bashkinë e Tiranës, pra me kërkesë të Eduart Shalsit, një projekt, i cili ka të bëjë me matrikullimin e vaksinimit dhe mjekimit apo kujdesjes së qenve të rrugës.

Ky projekt është një nga të shumtët që janë zhvilluar nga profesor Sazan Guri me shoqata dhe aktivistë të ndryshëm si në Elbasan, Gjirokastër apo Pogradec.

Në fakt, Alma K., ka marrë projektin dhe e ka çuar në dy bashki, në Kavajë dhe në Kukës, për ta zhvilluar.

Pra, vajtja e Alma K., në Kukës dhe takimi me Safet Gjicin nuk është thjesht dhe vetëm një takim dashurie, por duket se ka diçka tjetër më pas.

Vajtja e saj është pikërisht për projektin që Alma K., ka marrë nga Sazan Guri, i cili e konfirmoi për CNA.al se ia ka dhuruar projektin ashtu si dhe shumë aktivistëve të tjerë që merren me mbrojtjen e kafshëve, pasi ai nuk merret më me ketë punë për shkak të ngarkesës dhe punës së madhe që ka në përditshmërinë e tij.

/CNA