Flet për herë të parë e dashura e Kledit të BBV: Nuk jam xheloze, ai është treguar shumë korrekt

Emisioni “Shqipëria Live” ka prezantuar për herë të parë për publikun, të dashurën e Kledi Hysa, i cili ka disa javë që ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Vajza gjermane ishte e ftuar në një lidhje direkte një ditë më parë, ku foli për marrëdhënien me Kledin, e se si e sheh futbollistin brenda në “Big Brother VIP”.

“Big Brother është diçka e re, është një eskperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur”, tha ajo.

Haula u pyet gjithashtu se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat dhe ajo u përgjigj:

“Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi”.

Por moderatorët e ngacmuan edhe për përgjigjen “no comment” kur Kledi u pyet për statusin e tij nëse është single apo në lidhje.

“Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private”, përfundoi ajo.