Flet partnerja e Cristiano Ronaldo: Nuk është e lehtë të jetosh me një njeri të famshëm

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, po jetojnë një histori të bukur dashurie që nga viti 2016-të. Së fundmi në një intervistë për “The Sun” Georgina ka folur për lidhjen e saj me yllin e futbollit dhe si është për të të jetojë me një njeri shumë të famshëm.

Ajo ka rrëfyer se pavarësisht se është ndonjëherë e vështirë të jetojë me një njeri që është gjithë kohës nën syrin e publikut, nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. “Të jesh partnerja e një njeriu të famshëm nuk është e lehtë, por nuk do e ndryshoja me askënd tjetër në botë. Çfarë unë ndjej për të është më e fortë se asgjë. Së bashku ne jemi më të fortë dhe ka një admirim nga të dyja palët”, ka thënë Georgina.

Më tej ajo ka treguar se dashuria e saj me Cristianon ishte dashuri me shikim të parë dhe se të dy janë njohur gjatë kohës që Rodriguez punonte si asistente shitjesh në një dyqan të markës “Gucci” në Spanjë.

Më pas ata të dy u takuan sërish në një event të rëndësishëm dhe aty u njohën më shumë me njëri-tjetrin. “Atëherë ne mund të flisnim në një atmosferë relaksuese, jashtë ambientit të punës sime. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy”, ka rrëfyer Georgina. Dyshja e njohur rreth 1 vit më parë u bënë prindër të një vajze të quajtura Alana Martina dhe vetë Ronaldo është baba i një djali Cristiano Jr, si dhe binjakëve Eva e Matteo. /revistawho.com