Flet lojtari profesionist i pokerit: Kam qejf t’ia mësoj dhe gocës së madhe
Në emisionin Real People në Euronews Albania, ishte i ftuar këtë të shtunë një lojtar profesionist pokeri në Tiranë i quajtur “Big Ben”.
Ben në fjalën e tij zgjodhi ta koniseronte sportin si një sport dhe jo si bizhoz.
Ai tha se ka dëshirë që lojën e pokerit t’ia mësojë dhe vajzës së tij të madhe.
“Unë gocës së madhe kam qejf t’ia mësoj. E ka qejf nuk ka luajtur asnjëherë, por nuk kam pasur kohë t’ia mësoj.
S’bëhet fjalë që të kem humbur ndonjë takim të rëndëishëm për shkak të pokerit, apo të mungojë në ngjarje të rëndësishme në familje, pasi nuk jam lojtar i tillë.
Unë kam parë dhe 100 mijë euro në tavolinë kam luajtuar në tavolina të tilla, pavarësisht se jam një lojtar që luaj me shuma të vogla.
Disa herë kam loz dhe në tavolina të forta në Tiranë, ka lojtarë të fortë dhe që kanë xhiruar shumë lekë deri në 200 mijë euro, 10 veta, 2 milionë euro tavolina”, tha ai.