Flet ish-partnerja e Gabriel Garko: Kishte shumë dashuri, por jo marrëdhënie intime…
Pak ditë më parë aktori i njohur Italian, Gabriel Garko pranoi publikisht përpara ish-partneres se është homoseksual. Pas këtij momenti ai deklaroi gjithashtu se ka bashkëjetuar për 11-vite me një mashkull, duke i befasuar edhe më shumë ndjekësit.
Së fundmi edhe aktroja e njohur italiane, Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar për 8 vite me Garkon ka pohuar se ndonëse marrëdhënia e tyre kishte shumë dashuri, nuk kishte intimitet.
“Historia jonë u krijua 14 vite më parë, nuk kishte kurrë marrëdhënie seksuale, ai kishte nevojë për mua dhe unë e mbroja gjithmonë. Por ekzistonte një dashuri e thellë që na lidh akoma edhe sot dhe kjo shkon përtej sferës fizike, madje do të isha martuar me të ose do të kisha fëmijë me të”, ka pohuar Eva Grimaldi./revistawho.com