Flet ish-mësuesja e Luizit, zbulon shumë për ish-nxënësin e saj: Ishte i muhabetit e humorit, ja kujt i ka ngjarë
Në Ditën e Mësuesit ka folur mësuesja e Luizit dhe e Tanit, Valeria Rakaj.
Ajo foli në lidhje me kohën kur iu jepte mësim banorit të BBV2 Luizit dhe atij që tashmë ka dalë, Tanit, por edhe disa artistëve të tjerë shqiptarë që tashmë janë të njohur.
“Janë dy shkodranë që po na nderojnë, ka qenë shumë kënaqësi. Tani ka ardh në shkollën e mesme në vit të parë, me aq sa i kam bërë mësim unë ka lënë përshtypje të mrekullueshme. Ishte i tërhequr, kujdesej të mos i lëndonte të tjerët. Bënte edhe atëherë humor. Ishte i dhënë ndaj muzikës dhe ishte shumë i muhabetit.
Luizi ishte ndër të veçantët e shkollës, ishte i zgjuar, inteligjent dhe me batutë. Humorin e ka të trashëguar, i ka ngjarë të emës. Ajo imitonte dhe i shkonte çdo gjë. Krenohem shumë. Ishte një nxënës i lëvizshëm, por e toleronim sepse ishte i dashur. Në mbrëmjen e maturës, i ka imituar të gjithë mësuesit. Elhaida Dani, është një artiste që po shndrit jashtë, ka qenë nxënëse ekselente”, ka treguar mësuesja e Luizit.
Ndryshe, Luizi eshte kthyer ne personin me te komentuar shqiptar duke u pelqyer shume per lojën e tij brenda Big Brother Vip Albania.