Flet hapur fare Sabiani: Vetëm me mamin e vajzës bëra një celebrim, por nuk jam martuar kam pasur frikë
Publiku me anë të televotimit vendosi të çonte në Dhomën e Dënimit në Big Brother VIP Monikën, Arditin, Semin, Granitin dhe Sabianin. Kjo ndarje duket se ka ndikuar për mirë te këta personazhe, pasi po tregohen më të hapur me njëri-tjetrin.
Së fundmi, gjatë një bisede me Monikën, Sabiani ka deklaruar se ka fobi nga martesa dhe prandaj nuk është martuar asnjëherë.
“Nuk jam martuar me asnjë. E kam pasur fobi martesën gjithmonë. Kam pasur një celebrim me mamin e Kejsit, por kaq. Kam qenë rebel, metalar dhe i mbaja larg këto tradicionalet, nuk më pëlqejnë”, është shprehur Sabiani.