Flet fituesi i Sanremos që jetonte në ndërtesën që mori flakë në Milano

Një ndërtesë 18 katëshe në Milano është përfshirë nga flakët dhe mes 70 familjeve, jetonte edhe këngëtari i njohur Mahmood. Mahmood nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar pasi ai ishte i ftuar special në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH. Mahmood ka fituar Sanremon në vitin 2019 dhe ka përfaqësuar Italinë me këngën “Soldi” në Eurovision.

Ishin mediat italiane ato që konfirmuan se Mahmood jetonte në këtë ndërtesë dhe banorët e kishin parë shpesh të hynte e të dilte. Këngëtari jetonte në katin e nëntë dhe menjëherë pas lajmit të gjithë kanë qenë në ankth për të mësuar gjendjen e tij.

Mahmood reagoi orë më pas me një postim në Instastory ku shkroi se është mirë dhe falenderoi të gjithë për mesazhet. “Jeta është e bukur”-tha këngëtari.