Flet e eleminuara e “Love Story”: “Robert Aliaj më talli e më pas më ftoi për kafe!”

Puntata e së hënës në “Love Story” solli largimin e dy konkurrenteve, ku njëra prej tyre, Klea shpërtheu në lot gjatë transmetimit.

Sakaq, me të mbaruar puntata, ish-konkurrentja bëri një status të gjatë në Instagram ku shprehej se i ishte bërë një padrejtësi dhe se shumë shpejt do të kishim surpriza.

Në një intervistë për “Daily Love Story” me Xhesi Muçajn, Klea ka rrëfyer të gjithë eksperiencën e saj në program bashkë me padrejtësitë.

Isha shumë e përlotur, dëgjoja vetëm rrahjet e zemrës dhe nuk e kisha mendjen në asnjë vend tjetër pasi në asnjë moment nuk e mendoja eliminimin tim që ishte atë natë. Unë gjatë gjithë kohës kam menduar se ishte ndikimi i produksionit, por pas takimit që bëra me Verën ajo më tha që ka qenë vetëm mendimi i Saimirit. Unë isha te pesëshja e tij e preferuar dhe nuk e di pse e ka marrë këtë vendim dhe akoma nuk e kam pyetur”, u shpreh Klea.

Ajo më pas ka treguar edhe “përplasjen” me Robert Aliajn gjatë dhe pas emisionit.

“Nuk kisha guxim as të flisja. Kur ika në shtëpi mendoja sikur t’i kisha thënë këtë apo atë, por në ato momente nuk mund të thoja asgjë se isha e tensionuar”, – tregon Klea. “Kisha fjalë për të gjithë, si për Robertin që bëri atë ironinë”

“Ai më shkruajti dhe më ftoi për kafe por unë nuk e pranova pasi në momentin që një person të injoron ose të imiton me atë sjellje, i thashë se t’i bën më mirë për aktor se sa në këtë rol ku të kanë vendosur.

Por që, bota është e rrumbullakët. Përgjigja e tij ishte për ta kaluar pak me shaka, por që nuk kam koment për këtë. Nuk e di. Meritonte fjalë dhe gjest tjetër nga unë pasi unë të flisja të fikej mikrofoni, por që në ato momente isha shumë e hutuar”, – ka përfunduar ish-konkurrentja.