Flet Besa Kokëdhima, pak orë para se të zbresë në skenën e madhe të Eurovision: Pritshmëritë e mia!
Këngëtarja Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Titan”. Artistja u përzgjodh nga votat e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion që po mbahet në Malmo të Suedisë.
Besa Kokëdhima do të performojë natën e dytë dhe do të jetë e 6-ta në radhë. Besa Kokëdhima shprehet se është gati për performancën e natës së dytë gjysmëfinale të Eurovision 2024.
Emocionet sa vijnë edhe shtohen, teksa të gjithë presim natën e dytë gjysmë finale të Eurovision, kur do të ngjitet në skenë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Besa Kokëdhima. Në një video-mesazh ekskluziv për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Besa ka ndarë emocionet e këtij rrugëtimi e po ashtu tregon edhe detaje nga veshja që ajo do të ketë mbrëmjen e 9 majit.
“Këto ditë kam qenë shumë e angazhuar, kam përjetuar emocione shumë të bukura. Jemi në një lloj disipline të hekur, kështu që nuk është gjithmonë shumë e pëlqyeshme, por jam shumë e lumtur sepse më në fund e gjithë puna që kemi bërë po vjen momenti të realizohet. Edhe koncertet që kemi realizuar për mua kanë qenë shumë emocionuese. Pritshmëria ime e parë është që performanca jonë të jetë dinjitoze dhe në një nivel të krahasueshëm me shtete e mëdha që marrin pjesë në këtë kompeticion, të ketë një nivel të lartë artistik dhe pritshmëria që besoj e ka çdo artist pjesëmarrës është patjetër të dal në finale dhe t’i bëj të gjithë bashkëkombësit tanë krenarë.
Një detaj që mund të zbulojmë ekskluzivisht është që veshja në mbrëmjen e 9 majit do të vishet për herë të parë në provat gjeneralë dhe nuk është asnjë nga veshjet që janë realizuar provat deri tani. Nga pak na ka shijuar t’i bëjmë njerëzit pak kuriozë dhe pak lëmsh fansat e Evrovizionit”, u shpreh këngëtarja.
Besa i ftoi të gjithë shqiptarët të votojnë “Titan”, teksa tregon edhe dy mënyrat sesi mund të votohet për Shqipërinë.
“Dëshiroj t’i ftoj të gjithë Shqiptarët të votojnë për “Titan” dhe Shqipërinë. Dy janë mekanizmat si mund të votojnë. Në mbrëmjen kur unë këndoj, 9 maj, nëse ata ndodhen në ato shtete që marrin pjesë në atë mbrëmje, ata mund të votojnë pas përfundimit të mbrëmjes me kodin -2, ndërsa ata që ndodhen në vende të tjera që nuk janë vendet që marrin pjesë në atë mbrëmje, mund të votojnë në esc.vote, duke filluar që nga 8 maji, ora 00:00. Votoni Titan, votoni Shqipërinë!”, bëri thirrje këngëtarja.
Shqipëria konkurron ne Eurovision mbrëmjen e 9 majit, ku sipas renditjes që përcaktoi shorti, Besa Kokëdhima do të ngjitet në skenë e dyta, me një këngë premtuese, të mirëpritur nga publiku. Gjysmëfinalja e pare e Eurovision u transmetua drejtpërdrejtë në RTSH 1, RTSH Muzike dhe Radio Tirana 1.
Finalja e madhe e Eurovision 2024 mbahet në datën 11 maj dhe në skenë do të ngjiten vetëm 16 përfaqësues shtetesh. Ndaj ndiqni magjinë e muzikës në netët e Eurovision, vetëm në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Eurovisioni
15 këngë konkurruan mbrëmjen e djeshme, për 10 biletat për në finalen e madhe të së shtunës më 11 maj 2024. 10 shtetet që u kualifikuan nga gjysmëfinalja e parë dhe kaluan me sukses votimin publik të së martës ishin: Ndërsa, Moldavia, Islanda, Australia, Polonia dhe Azerbajxhani u eliminuan nga gara. Konkursi i 68-të i këngës në Eurovizion po zhvillohet më 7, 9 dhe 11 maj 2024 dhe mbahet në Malmö, Suedi. Ashtu si vitin e kaluar, rezultatet u përcaktuan 100% nga televotimi. Nuk kishte juri profesionale që votonin në gjysmëfinale.
Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.
Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi rest of the world (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të hapet votimi i online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.
liberale.al