Flet astrologu: A do zgjasin ciftet e krijuara në Big Brother?

Luizi dhe Kiara kanë rrëmbyer zemrat e publikut që kërkon ta shohë dyshen ta cojnë dashurinë e tyre përtej këtij formati. Ndërkohë në BBV është krijuar dhe një cift i ri: Kristi dhe Kejsi. A do të rezistojnë lidhjet e tyre pas daljes nga programi. Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin e tij:

Duke qënë se Kiara është Bricjap ai bëri një parashikim të përgjithshëm. Sipas Jorgos, dyshja kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin, aq sa lidhja e tyre do vazhdojë edhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’. Pulla mendon se çifti janë bërë për njëri-tjetrin.

‘Dashuria nuk njeh Big Brother, nuk njeh ndikime vetëm atë që është e drejtëpërdrejtë. Luizi që është Gaforre, është në 10 ditëshin e tretë të shenjës së Gaforres. Në gen merr nga mamaja, arsyeja pse është se ka Hënën. Kemi Kiarën që është Janari, që është Saturni, që ka babain në gen.

Në komunikimin që kanë të bëjnë me njëri tjetrin, marrim Kiarën, ajo jep 30% nga ajo që kupton. Kupton shumë në brendësi por nuk e shfaq. Kurse Luizi nga ana tjeter është më familjar, në komunikimin që kanë, Luizi e ka përballë Kiarën. Në rast tjetër është më perfektja në shoqëri dhe në dashuri. Po, janë bërë për njëri tjetrin. Kiara në moment të fundit e ka vendosur që të futet atje.’– tha Jorgo.

Por astrologu nuk është i të njëjtit mendim për Kejsin (Luan) dhe Kristin (Virgjëresha). Sipas tij, çifti shkon më shumë në mënyrë shoqërore dhe për biznes.

‘Kristi merr nga gjyshi. Janë positive por në anën shoqërore dhe mund të bëjnë biznes shumë të mirë me njëri tjetrin. Edhe martesa është kontratë. Kërkojnë pak punë më teper, se Virgjëresha është vetëkontroll, Luani është i drejtëpërsëdrejtë, e po u nxeh ikën natën’– tha ai.

Bordo