Flet Aleksia: Isha e dashuruar me idenë për të krijuar familje sa më shpejt, por jo me Romeon
Pas përfundimit të Big Brother Vip nuk u nda vetëm Donaldi me Beatrix, por edhe binjaku i tij Romeo me Aleksia Peleshin. Vajza e ministrit Peleshi ka qenë sot e ftuar në “Wake Up” ku ka folur për ndarjen e bujshme që ndodhi para pak kohësh.
Në rrëfimin e saj, Aleksia pranoi se nuk ka qenë kurrë e dashuruar me Romeon dhe e quan thjesht një gabim.
“Unë i kam rënë pishmanit që kam folur kaq shumë për jetën time deri tani, sepse nuk kanë njerëzit pse të dinë gjithçka. Por çfarë u bë, u bë. Unë kam reflektuar dhe kuptova që nuk kam qenë ndonjëherë realisht e dashuruar, kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që më do verbërisht sepse nuk e kisha provuar si ndjesi, apo me idenë e të krijuarit një familje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një person. Kështu që ngelet për ta provuar edhe dashurinë. S’ma ka bërë zemra ‘bam’ ende.”
Kjo deklaratë e Aleksias duket si një hakmarrje kundër Romeos, duke parë që aktori vlonjat e ka kaluar shumë lehtë ndarjen dhe nuk ka thënë kurrë asgjë për lidhjen e tij.