“Fle e grimuar prej burrit”, këngëtarja 75-vjeçare habit me deklaratën e saj
Ekspertët e kujdesit të lëkurës, blogerët dhe influencuesit në rrjetet sociale janë habitur me deklaratën, që ka bërë Dolly Parton, këngëtarja amerikane, e cila zbuloi se ajo për vite me radhë fle pa hequr ‘make-up-in’.
“Unë e bëj kujdesin dhe pastrimin e fytyrës në mëngjes, sepse zakonisht fle e grimuar”, tha ajo në një intervistë për WSJ Magazine.
“Meqenëse kurrë nuk mund ta dimë se kur mund të ndodh një tërmet apo tornado, unë dua të jem gati nëse do të më duhet të largohem papritur nga shtëpia brenda natës”, shpjegoi këngëtarja.
Sigurisht ka dhe një arsye tjetër: “Nuk dua që kur të shkoj në shtëpi, të heq grimin dhe burri të më shohë në atë gjendje. Në orën tre të mëngjesit pastroj fytyrën nga grimi dhe pastaj filloj të bëj make-up nga fillimi”.
Këngëtarja është martuar me Carl Thomas Dean që nga viti 1966. Kujtojmë se Dolly ka fituar njëmbëdhjetë çmime Grammy dhe ka marrë pesëdhjetë nominime.