Flasin prindërit e Elvana Gjatës: “Ervin Mata bashkëjetonte prej 1 viti me vajzën tonë”
Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga gazeta “Panorama” për masakrën e ish-Bllokut, janë zbardhur edhe dëshmitë e prindërve të Elvana Gjatës, Fatmir dhe Donika Gjata.
Babai i këngëtares shqiptare është shprehur se dy javë më parë ka takuar të bijën si dhe konfirmon se Mevjol Bilo, është kushëriri i saj. Gjithashtu, babai i Elvanës ka treguar se ajo ka rreth një vit që bashkëjeton me Ervin Matën. Ndërsa e ëma e Elvanës, Donika, ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018. Sias dokumentit të publikuar thuhet: “I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Fatmir Gjata, i cili është i ati i shtetases Elvana Gjata, ku ndër të tjera ka deklaruar se Elvanën ka rreth 2 javë që e ka takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e tij e kishte nip, dhe se me shtetasin Ervin Mata e bija e tij ka rreth 1 vit që bashkëjeton. I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetases Donika Gjata, e cila ndër të tjera ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me të bijën e saj më datë 03.10.2018, ka njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën e saj, gjithashtu shtetasin Mevjol Bilo që e ka nip të sajin”, janë këto dëshmitë e prindërve të Elvanës