Flasin për herë të parë fëmijët e Dritan Priftit: Mungesa e babait dhe këshillat që na jepte
Fëmijët e ish-ministrit Dritan Priftit ishin të ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites me Evi Recin. Davidi, Tedi dhe Livia kanë treguar për pasionet e tyre, por gjithashtu ata janë ndalur edhe te marrëdhënia me të atin. Të pyetur nga moderatorja Evi Reci nëse mendojnë se ish ministri i ndjerë Dritan Prifti do ishte krenar për ta, Davidi u përgjigj:
“Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin , ne gjithmonë do ta përkujtojmë në mënyrë maksimale”. Ndërsa djali i vogël Tedi Prifti foli për kujtimet me babain. Ai foli për kohën që kalonin bashkë dhe ndër të tjera u shpreh se: “Gjithmonë kur ikja në futboll i thoja hajde me mua, se do bëjë një gol për ty dhe gjithmonë e bëja”,u shpreh Tedi mes emocionesh.
Vajza e vetme e ish ministrit Dritan Priftit, Livia emocionoi me fjalën e saj teksa kujtonte të atin. “Unë gjithmonë do kujtoj babin në cdo hap që do hedh”. Ata deklaruan që kanë shumë foto me të atin dhe i kanë ruajtur si kujtim . Fotografitë për ta janë gjithmonë një mundësi ku ata ndalen dhe kujtojne cdo moment te kaluar me babin e tyre. Për Davidin, i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe.
Gjithashtu Davidi tregon që i ati kishte shumë plane për të dhe e mendonte si një show man i së ardhmes duke e mbështetur shumë në këtë pasion . Ndërsa për djalin e madh të familjes, Jonin, i cili është bërë pjesë e botës së biznesit ish ministri , Dritani donte që Joni të ndiqte hapat e tij.