‘Flas me gruan tënde në Instagram’: McGregor vazhdoi sulmet pas humbjes, por harroi diçka!
Dustin Poririer mundi Conor McGregor në ndeshjen e radhës në UFC 264. Ky i fundit theu këmbën dhe mori goditjet e fundit nga Priorier. Sidoqoftë, McGregor këmbëngul “se nuk mbaron me kaq”, edhe pse në fakt, ndeshja mbaroi aty. Në intervistën pas ndeshjes, 32-vjeçari dukej mjaft i nervozuar:
“Po e godisja me grushta dhe shkelma. Ai përpiqej të mbante distancë sepse ishte i pasigurt. Kjo nuk mbaron me kaq. Nëse do, e zgjidhim jashtë”, u shpreh ai.
Pas intervistuesi i përmendi faktin që kundështari i theu këmbën, McGregor vendosi të flasë për diçka pa asnjë lidhje me temën:
“S’më goditi aspak. Me gruan tënde flas në Instagram, e kam në mesazhe. Më kontakto më vonë të të tregoj mesazhet”, vazhdoi McGregor drejtuar Dustin.
Pjesa më e madhe e komentuesve e kanë krahasuar Conor, me personazhet e ligë të filmave vizatimorë që thonë gjithnjë: “Nuk mbaron me kaq, do të rikthehem” etj, përpara fundit të tyre. Ndonëse, njerëzit janë argëtuar me këto krahasime, Conor ka harruar një detaj shumë të rëndësishëm: Që është një burrë i martuar. Që prej 2008-ës, Connor McGregor dhe Dee Devlin, janë bashkë dhe kanë tre fëmijë.
Lind pyetja: Pse po flet një burrë i martuar në Instagram, me një grua tjetër të martuar (jo gruan e tij sigurisht)?!
Dikush ka ca llogari për të dhënë kur të shkojë në shtëpi…