Flaka Krelani & Kamela Islamaj lojtare seksi në det, Mariza Ikonomi s’e ka problem gjoksin në miniaturë

Janë të treja këngëtare të live-it, por tashmë e kanë kuptuar se pa forma dhe hire nuk mund të jesh e plotësuar si artiste. Flaka Krelani, Mariza Ikonomi dhe Kamela Islamaj kanë nisur pushimet këtë verë, duke demonstruar çfarë u pëlqen më shumë të bëjnë kur janë në det. 27 vjeçarja Krelani duket në formë dhe e tonifikuar, pavarësisht faktit se ka një shtat të shkurtër. Përveç ekspozimit të fizikut, ajo është lojtare e vërtetë pasi bën skena provokuese në det, për të shfaqur në maksimum sensualitetin e saj. Antalia dhe Ulqini kanë qenë dy destinacionet e pushimeve të Flakës, e cila duket se i ka shijuar në maksimum pasi ndihet shumë mirë me trupin e saj. Flaka shquhet për idetë e veçanta, duke pasur parasysh faktin që vetëm pak kohë më parë na befasoi me fotot që shoqëronin albumin e saj të ri “Xperimental”. Ndërsa Kamela Islamaj, e cila ndodhet me pushime në shoqërinë e të dashurit, përveç se llastohet krah tij, duket se ka punuar fort në palestër për të ndërtuar muskujt e barkut, që e bëjnë të duket vërtet këndshëm. Nga ana tjetër Mariza Ikonomi ka postuar foto nga pushimet në plazhin e Dhërmiut. Bie në sy fakti që këngëtarja ka gjoks super të vogël, gati në miniaturë, por ajo nuk e ka fare problem ta ekspozojë në fotot që bën. Dhërmiu është plazhi i preferuar i 33 vjeçares, sepse herë pas here është fotofgrafuar me kolegët këngëtarë, siç ishte rasti me Andos.